Gjimnazet propozojne kater lende me zgjedhje per maturantet
Drejtuesit e gjimnazeve propozojne qe ne procesin e Matures Shteterore 2010, maturantet te kene mundesi te japin kater provime me zgjedhje, nga dy qe kane qene nje vit me pare. Ky propozim, i bere nga disa drejtues te shkollave te mesme te vendit konsiston ne rritjen e mundesive te maturanteve per te vijuar studimet e larta, dhe sidomos ne deget e preferuara. Keshtu, nese maturantet do te kene mundesi qe si provime me zgjedhje te japin kater lende te ndryshme, shanset e tyre per te fituar universitetin jane 2-fish me te medha, krahasuar me provimet e Matures 2009. Pasi ne kete menyre, te rinjte do te konkurrojne per te fituar shkollen e larte jo me vetem per dy dege, por ne kater. Nderkohe qe drejtuesit e Ministrise se Arsimit kane pohuar se Matura Shteterore nuk do te kete ndryshme pasi tashme ajo eshte ne formen me te mire dhe se rezultat jane pozitive.