E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme qarkullimi edhe në Juglindje

Korçë

Reshjet e dëborës dhe ngricat në rrugë kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve edhe në juglindje të vendit. Mëngjesi ka qenë i vështirë në të gjitha akset nacionale, pasi një ditë pas reshjeve të dëborës të gjitha rrugët kanë qenë të pushtuara nga ngricat. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve, në orët e mëngjesit të djeshëm është dashur ndërhyrja në të gjitha qafat, pasi kalimi ka qenë i vështirë, ndërkohë që segmente të caktuara në rrugët nacionale kanë qenë me ngrica. Drejtori i rrugëve nacionale në Qarkun e Korçës, Kreshnik Zgjani, deklaron se në orët e mëngjesit të ditës së shtunë situata ka qenë e rënduar nga ngricat në segmentin Pirg-Petrushë në rrugën nacionale që lidh Korçën me Pogradecin. Deri në mesditë problematike kanë qenë edhe qafat. Trashësia e dëborës në zonat e larta ka arritur në 25 cm, por sipas të dhënave nga shtabi i emergjencave, me ndërhyrjet që janë kryer nuk ka të dhëna për komuna të izoluara.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›