E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria pushtohet nga temperaturat nën zero gradë

Parashikimi i motit

Temperaturat e ulëta nën zero gradë të kësaj jave do të jenë prezente në territorin e vendit, edhe në javën që do të vijë. Meteorologët parashikojnë një mot të kthjellët, por të ftohtë, kryesisht në mëngjeset e ditëve në vijim, ku termometri do të shënojë vlera nën zero gradë Celsius. Pra, muaji janar, sipas meteorologëve pritet të mbyllet me ditë të kthjellëta, por të ftohta.
"Dita e djeshme ka shënuar temperatura minimale nën zero gradë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Mund të themi që edhe e diela pritet të jetë në këto vlera. Për sa i përket javës në vazhdim pritet që të nisë deri në tri ditët e para të saj, kryesisht me dominim kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por që temperaturat do të rinisin të rriten. Kjo rritje në fakt do të jetë jo shumë e ndjeshme, 1 deri në 2 gradë, shprehen meteorologët.
Për sa u përket reshjeve, ato do të jenë në formën e dëborës në javën që vjen, por meteorologët thonë se nuk do të jenë problematike për bllokimin e rrugëve. "Në pjesën e dytë të javës pritet të ketë reshje dëbore po që do të jenë me intensitete shumë të dobëta dhe do të jenë të përqendruara vetëm në zonat malore", shprehen parashikuesit e motit.
Meteorologët thonë se në ditët e ftohta të fundit të janarit, era nuk do të jetë problematike, duke bërë që detet të jenë të qetë dhe për qarkullimin detar të mos ketë probleme.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›