Dashuri e zjarrtë në moshën 70-vjeçare
Në moshën 72-vjeçare, Jane Fonda ka deklaruar se e jeton në një mënyrë tepër të veçantë dhe pozitive seksualitetin e saj dhe realitetin e të qenët grua. Në fakt kjo është një deklaratë që, edhe pse mund të habisë një pjesë të mirë të publikut, në planin biologjik konfirmon një realitet tashmë të konsoliduar. Kurimi i trupit dhe mendjes janë arritje që, me kalimin e kohës mund ta transformojnë “pleqërinë” në një të kaluar të largët, ndërsa “rininë” në një instinkt intim të seksualitetit. Megjithatë, sipas ekspertëve, shëndeti i mirë dhe seksi i zjarrtë ecin bashkë me të njëjtin hap. Këtë gjë e konfirmojnë gjinekologët dhe andrologët, por edhe psikologjia moderne. Përtej kësaj gjëje, rëndësi ka edhe vetëdija e individualitetit dhe lirisë së vendimit ajo që i jep një pamje të re të gjithë imazhit të gruas. Në fakt është një çështje që lidhet me mënyrën e zgjedhur të jetesës dhe mentalitetin, i cili më pas vazhdon me periudhën delikate të menopauzës. Kjo është një vlerë vetëvlerësimi dhe respekti i arritur në vetvete. Pastaj gjithçka projektohet drejt një rivlerësimi personal dhe seksual. Në një lidhje ke mundësi për të transmetuar dhe për të marrë dashuri në mënyrë konkrete dhe të prekshme. Për të marrë të gjitha këto nuk është e nevojshme t’i nënshtrohesh asnjë kushti, përveç respektit reciprok, që është absolutisht i domosdoshëm. Personat që klasifikohen në moshën e tretë kanë gjithnjë e më shumë dëshirë për të jetuar dhe dashuruar. Argumentet për të diskutuar seksin në moshën e tretë apo të katërt janë të shumta, ashtu si edhe njerëzit që duhet të përballen me këtë fakt. Shumë prej tyre ndihen të ndrojtur, madje dhe të frikësuar, duke menduar se kanë harruar gjithçka nga e shkuara dhe rikthimi në të tashmen i bën të ndihen keq. Por specialistët këshillojnë që gjithçka duhet parë me shumë kujdes dhe kurajë. Në të tilla raste nuk duhet të keni asnjë frikë, madje as të turpëroheni, por mund të nisni gjithçka nga zero, sikur të ishte hera e parë. Këtu fillon një jetë e re, e sigurisht edhe një raport i ri seksual. Nuk duhet të harroni zonja të nderuara, që dridhjet fillestare të një femre të rritur mund të jenë shumë më eksituese se shikimi i ndritshëm i një vajze të bukur.
Por si përballohet seksualiteti pas menopauzës? Sipas një profesori dhe specialisti në fushën e gjinekologjisë, një ndihmë e madhe për femrat e moshës së tretë luan hormoni mashkullor testosteroni dhe disa antidepresivë të vjetër me veprim qetësimi. Këto janë disa shembuj të thjeshtë të progresit farmakologjik për t’i bërë ballë jo vetëm menopauzës, por edhe shqetësimeve të tjera. Qëllimi është rritja e kënaqësisë seksuale dhe ndjesisë erotike, nxitja e neurotransmetuesve mes qelizave cerebrale dhe ulja e nivelit të depresionit, duke vepruar mbi serotoninën.
“Për meshkujt, një jetë e mirë seksuale është treguesi i një gjendje të mirë shëndetësore”, shpjegon një seksologe. është shumë e rëndësishme të ndjekësh një stil të thjeshtë jetese, duke kontrolluar parametrat biologjikë, si presionin, gliceminë dhe yndyrat në gjak; duke ngrënë në mënyrë të kujdesshme e duke ndjekur një dietë të shëndetshme mesdhetare, duke mos pirë duhan dhe duke bërë shumë aktivitet fizik. Me rritjen e moshës, rriten dalëngadalë edhe vlerat e të gjitha këtyre parimeve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për femrat.
Kyçet janë gjithmonë të rrezikuaraNë moshë të re, njerëzit janë të prirur t’i japin më pak rëndësi mënyrës së jetesës, pasi trupi mund të përballojë edhe situatë psikofizike jo optimale. Pastaj në vazhdim, pas andropauzës dhe menopauzës, shumë kyçe të trupit fillojnë të dobësohen. Me fjalë të tjera njerëzit fillojnë të vuajnë pasojat e shumë gabimeve që kanë bërë me ose pa dashje.
Kur trupi gëzon shëndet të plotë edhe seksi është i zjarrtëPas një farë moshe, seksi në çift është treguesi konkret i një gjendje të mirë shëndetësore. Në moshën 40-vjeçare, ereksioni mashkullor arrihet vetë pa stimulues dhe është shumë i shpejtë. Pasi meshkujt mbushin 70 vjeç, situata ndryshon. Megjithatë ekziston një kusht që, eksperienca e jetës, mund të shndërrohet në një faktor pozitiv, pasi nxitet nga emocioni seksual për kujtuar sërish kohërat e hershme të ereksionit.
Truri dhe sensi i mirëMe kalimin e kohës problemi në fjalë bëhet shqetësues edhe për shkak të gjendjes psikologjike. Truri duhet të jetë i zënë me çështje të tjera për të qenë në formë të mirë, duke shmangur si zgjedhje gjithçka që e bën të ndihet keq. Për mashkullin, për shembull, e rëndësishme është që herë pas here të konsultohet me ndonjë psikolog, për ta kaluar sa më lehtë një situatë të tillë dhe shqetësuese për të.
Kontrolle të vazhdueshme mjekësoreRisia që na vjen sot nga eksperienca e andropologjisë moderne është roli parësor i endotelit, ose më saktë i qelizave që veshin trupin e butë të penisit. Arteriet që çojnë gjakun deri në atë nivel janë të përmasave të vogla në krahasim me arteriet normale. Një spërkatje e mirë (që tregohet me teste specifike), është treguesi konkret i një gjendje të mirë shëndetësore të organit gjenital.
#