Dashuria e vajzës bëri dhëndërr tutorin
22/01/2005 TIRANË – I ikën vajza nga shtëpia më 11 korrik 2002. Pas 14 muajsh mëson për fatin e saj. Afërdita Mullameti, merret dhe shitet dorë më dorë. Fillimisht nga fshati i saj i lindjes, Velit të Maqellarës Dibër, rrëmbehet nga dy persona, Sybie dhe Qatip Elezi. Policia e Dibrës vërteton se vajza ishte marrë nga Artan Faruku. Por, edhe pas pyetjes së tij, gjithçka mbeti enigmë. Vetëm pas 14 muajsh, Hekuran Mullameti, babai i Afërditës, mëson nga dy policë për kthimin e saj. Mbyll sytë dhe e fut në shtëpi. Deri në këtë moment askush nuk e dinte çfarë kishte bërë Afërdita. Ka qenë ajo vetë që ka treguar historinë në polici, menjëherë pas kthimit nga Kosova, kur u kap nga forcat e KFOR-it.
Rrëfimi
"Më i ofenduar se unë nuk ka asnjë njeri". Kështu e nisi dëshminë e tij para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Hekuran Mullameti, babai i vajzës së trafikuar nga të pandehurit Agim Hoxha, Ervin Premçi, Alket Rushiti dhe Gjergji Xheraku. Megjithëse vajza i është shitur nga dora në dorë për 1 milion lekë të vjetra, babai i saj, pranoi dje para gjykatës se për të mbyllur gjithçka, ka kërkuar disa herë të takohet me familjen e të pandehurit Ervin Premçi. Afërdita i ka thënë babait se ka qëndruar në shtëpinë e Ervinit për shtatë muaj dhe më pas është larguar. Por babai nuk tregon se ku iku vajza, pasi u largua nga Ervini dhe si përfundoi në duart e Alket Rushitit. E vetmja gjë që shpjegon babai i Afërditës është fakti se, vajza e tij, ka bashkëjetuar me Ervin Premçin dhe në një moment lidhja e tyre ka pësuar krizë, duke shkaktuar ndarje. Pas këtij momenti, Afërdita ka rënë në duart e Alket Rushitit, i cili, pasi e mbajti disa ditë në Ardenicë të Fierit, mësoi se ishte shtatzënë dhe e ktheu përsëri tek Ervin Premçi.
Martesa
Afërdita pas kthimit nga Kosova është munduar të lidhet me familjen e Ervin Premçit. Madje, Hekurani, babai i saj, tha dje se për festën e Vitit të Ri 2004, ka nisur gruan e tij për të gjetur shtëpinë e Ervinit. "I dhashë dy kartolina, një palë çorape dhe një shami dore. I thashë që, sipas zakonit, të kërkonte nënën e Ervinit dhe t'ia jepte". Gruaja e gjeti shtëpinë e Ervinit. Nëna e tij e priti mirë, madje i dha dhe një numër telefoni. Por pas këtij takimi, edhe pse mundoheshim ta takonim, familja e tij nuk na kontaktonte. "U detyruam të shkonim në polici dhe të bënim kallëzim". Në janar të 2004-ës u bë kallëzimi në polici. Në pranga ranë të pandehurit e lartpërmendur. Këtu nisi edhe ndryshimi. Familja e Ervinit, për të shpëtuar djalin nga burgu, u detyrua të pranonte vajzën e trafikuar nga i biri. Në shtator 2004, Ervin Premçi martohet në burg. Pranon të martohet me Afërditën, të cilën e shiti për 1 milion lekë dhe e detyroi të hiqte fëmijën që kishte me të. Martesa bëhet në Burgun 313. Tashmë, Afërdita qëndron në shtëpinë e Ervinit, por akuza për të dashurin e saj nuk ka ndryshuar. Të gjitha deklarimet e bëra nga babai i vajzës, iu kundërshtuan dje nga prokurori i çështjes.
Ngjarja
Afërdita Mullameti, nga Dibra, përfundon në Durrës. Fillimisht, ajo ka rënë në duart e Gjergji Xherakut dhe Agim Hoxhës. Është mbajtur e mbyllur në një dhomë në plazhin e Durrësit. Të pandehurit janë munduar të gjenin blerës për vajzën. I kanë futur në dhomë një zviceran dhe një shtetas tjetër. Deri sa arritën të gjenin Ervin Premçin. Ky i fundit e merr dhe e fut në shtëpi. Por babai i Ervinit, nuk e ka pranuar. Kështu, i pandehuri Ervin dhe Afërdita, kanë jetur në një barake në Plazh. Vajza ka mbetur shtatzënë. Një ditë, Ervini arrin ta shesë vajzën për 1 milion lekë tek Alket Rushiti. Por ky i fundit, pasi merr vesh se ajo ishte shtatzënë, e kthen sërish tek Ervini. Ka thënë se nuk blente vajza shtatzënë. I detyruar nga kushtet, Ervini e fut vajzën në shtëpi. Pasi e detyron të abortojë fëmijën, ai e shet përsëri te persona të panjohur. Afërdita përfundon në Kosovë. Pas gjithë peripecive, ajo rikthehet te tutori i saj, tashmë për ta shpëtuar nga burgu.