Fatos Beja: Po vonohet procesi i ndarjes elektorale
22/01/2005 Partia Demokratike ka tërhequr dje vëmendjen mbi vonesat që po bëhen në procesin e ndarjes së zonave zgjedhore. Në një prononcim të dhënë për mediat, deputeti Fatos Beja thekson se ndarja zonale duhet të deklarohet para se të përfundojnë listat përfundimtare të zgjedhësve. Ai tha se, "për fat të keq, jemi vonë. Ende nuk kemi listat elektorale. Të gjitha këto janë punë që duhen bërë në pak muaj dhe të gjitha këto duhet të përfundojnë sa më shpejt dhe në mënyrë korrekte, në mënyrë që të shmanget konfuzioni dhe nxehja e klimës zgjedhore para se të fillojë fushata. Unë shpresoj që ky proces të përfundojnë shpejt, në mënyrë që aktorët politikë të kenë kohën dhe mundësinë për të njohur terrenin në mënyrë të mjaftueshme". Sipas tij, janë ekspertët e OSBE-së, që do të punojnë në mbrojtje të kritereve të përcaktuara dhe që do të sjellin në parlament një variant të pranuar nga palët, në mënyrë që Shqipëria të ketë zonat në këto kushte që janë. "Pra, para daljes së listave përfundimtare elektorale, sepse ne jemi vonë me kërkesat ligjore, qoftë të Kodit ekzitues, qoftë të ndryshimeve që u bënë së fundi në parlament", tha Beja