E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashurohet dhe ikën nga shtëpia

Një 39-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur. Artan H., banues në Shkozë të Tiranës, ka deklaruar se i është larguar vajza 14-vjeçare katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Sipas deklaratës së tij dhënë në polici, e mitura ka telefonuar në banesa pas largimit dhe i ka thënë babait se ndodhet në Shkodër. "Vajza është njohur më parë me një djalë dhe pas largimit ka marrë në telefon të atin dhe i ka thënë se: jam mirë dhe ndodhem në Shkodër", thanë burimet policore. Sipas burimeve, policia po punon për gjetjen e së miturës dhe sqarimin e rrethanave të largimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›