Harron biçikletën, njofton për vjedhje
Një postier ka vënë në alarm Policinë e Tiranës se i kanë vjedhur biçikletën me gjithë postën. Ngjarja ndodhi dje në mesditë pranë ATSH-së, në Tiranë kur një postier ka telefonuar në sallën operative të Tiranës. Forcat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të regjistruar kallëzimin e postierit me qëllim nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime nga policia thanë se postieri kishte harruar se ku e kishte parkuar biçikletën, duke e gjetur atë disa minuta më vonë. Ai është kontaktuar nga uniformat blu dhe më pas ka vazhduar punën për shpërndarjen e postës.