Jennifer Aniston, një dado e përsosur!
12/04/2005 Aktorja e njohur Jennifer Aniston, vërtet i ka mohuar ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt gëzimin e të qenit baba, duke preferuar më tepër karrierën e saj, por, sigurisht që i do shumë fëmijët. Në këtë mënyrë, ajo, ndërsa ish-bashkëshorti i kalonte fundjavat duke mohuar faktin se kishte marrëdhënie me sensualen Angelina Jolie, ka shërbyer si babysiter për vogëlushen Coco, vajzën e Courtney Cox dhe David Arquette.
Pikërisht larg fotografëve dhe syve të papëlqyer është celebruar në San Francisco ceremonia e pagëzimit të fëmijës së parë të ish-koleges së Jennifer, e cila, përveçse ka qenë një shoqe e vërtetë në ekranin e vogël, është dhe në jetën reale.
Sipas asaj që ka publikuar Reverendo Doug Carpenter, ka qenë një ceremoni e qetë, e pushtuar nga gëzimi dhe lumturia e mbledhjes në një “rast të lumtur”. Duket se “Friends” e ka mbyllur siparin... por miqësia vazhdon, ndoshta edhe më fuqishëm se më parë!