S’deklaruan pasurinë, dy krerë komunash nën akuzë
Tre zyrtarë shtetërorë merren të pandehur nga Prokuroria e Tiranës dhe dërgohen në gjykatë me akuzën e “refuzimit për deklarimin e pasurisë”.
Trazhgim Sokolaj
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të organit të akuzës, sipas të cilave kryetari i komunës Shëngjergj, kryetari i komunës Bërzhitë dhe drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, janë dërguar për gjykim në Shkallën e Parë të Tiranës. Hetimet ndaj tre zyrtarëve janë mbyllur më 5 shtator 2008, kur dosjet penale janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Faktit në kryeqytet. Sipas burimeve nga Prokuroria, tre zyrtarët janë kallëzuar për ndjekje penale në organin e akuzës rreth tre muaj më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Ky institucion ka pretenduar se tre zyrtarët nuk kanë bërë deklarim për pasuritë që, sipas verifikimeve, ata i dispononin në momentin kur kanë plotësuar formularët zyrtarë. “Dritan Duka, kryetar i komunës Shëngjergj, Genc Drita, kryetar i komunës Bërzhitë dhe Taulant Zeneli, drejtor i Ujësjellës-Kanalizime, janë dërguar të pandehur në gjykatë me akuzën e ‘refuzimit të deklarimit të pasurisë së personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë’, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal të Shqipërisë”, thanë dje burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, ky institucion filloi hetimet menjëherë pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Në fakt, ky institucion ka denoncuar për në njëjtën akuzë 11 zyrtarë shtetërorë në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit ka nxituar vetëm me krerët e komunave Bërzhitë dhe Shëngjergj si dhe me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve për t’i çuar ata në gjykatë. Burimet nga organi i akuzës thanë se tetë zyrtarët tjerë të denoncuar në Prokurori, po hetohen dhe procedimet penale ndaj tyre po zgjasin për shkak të verifikimeve komplekse që nevojitet të kryhen. Kryetari i komunës Shëngjergj, ai i komunës Bërzhitë dhe drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve mësohet se janë thirrur në Prokurori gjatë hetimeve paraprake dhe kanë kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata u denoncuan pas një kontrolli që ILDKP-ja zhvilloi mbi deklaratat e pasurisë së dhjetëra zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët u zgjodhën me short e më pas u verifikuan.