E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini kundërshton vendimin e FIFA-s për Kosovën

Vendimi i FIFA-s që ta lejoj Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i organizuar

ndeshje miqësore ndërkombëtare përfaqësueses së Kosovës dhe klubeve të saj, përveç që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi, ka ngjallur reagime të ashpra dhe në UEFA, e cila vazhdimisht i injoron përpjekjet e Kosovës për tu bërë anëtare e saj dhe e FIFA-s.

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini ka deklaruar se vendimi i FIFA-s, që udhëhiqet nga Sepp Blatter, për ta lejuar Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore, bie ndesh me Statutin e Organizatës që ai e udhëheq. Andaj, francezi, i cili njihet si një mik i Serbisë, ka thënë se vendimi i FIFA-s ishte shumë i ngutshëm dhe i padrejtë, e mbi të gjitha i ndikuar nga politika.

“Kjo është thjeshtë një çështje politike dhe se vendimi është në kundërshtim me Statutin e UEFA-s”, ka deklaruar Platini.

Por, këtë pretendim të Platinis e ka hedh poshtë sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke. “Ne vetëm e kemi pranuar një kërkesë të një vendi ku luhet futbolli dhe asgjë më shumë e as më pak”, Jerome Valcke.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në Gazetën Express...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›