David de Gea: Nuk do të mund të luaja për Realin
SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:33
Portieri i Atletiko Madrid, David de Gea, thotë se ai vështirë se do të largohej nga Atletiko Madrid për t’u transferuar te Real Madridi. Ndërsa Reali është duke përgatitur një ofertë të majme për të joshur shokun e tij të skuadrës, Serxhio Aguero, De Gea dyshon se ai do të bënte një hap të tillë. “Një çek i zbrazët do të ishte joshës, por unë kam qenë me Atletikon që i vogël. Do të ishte vështirë për mua të largohem”, ka thënë De Gea, i pyetur nëse do të transferohej te Reali për një shumë të madhe parash.