E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrard: Nuk jemi për vendin e shtatë

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:30

Kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherrard, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve që të luftojnë deri në javën e fundit për një vend sa më të mirë, pasi që vendi i shtatë nuk e bën të kënaqur kapitenin e “The Reds”. “Ne duam më shumë se sa vendin e shtatë, vendi i shtatë nuk është i pranueshëm në këtë klub. Nëse shikoni ku kemi qenë disa javë më parë, atëherë natyrisht se do të ishit të kënaqur me vendin e shtatë. Por, ne kemi për kundërshtar të radhës Stoke Sitin dhe është me rëndësi që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të marrim edhe tri pikë tjera për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë. Ne nuk jemi të kënaqur me vendin e shtatë”, ka thënë Xherrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›