E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Sar braktis dorezat në fund të sezonit

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:34

Njëshi i Mançester Junajtid, Edvin Van der Sar, ka pohuar se ai do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit për të kaluar më shumë kohë me familjen. “Tani është koha t’i kushtoj më shumë vëmendje familjes sime. Nuk mund të them me saktësi se kur është marrë një vendim i tillë. Por, që kur filloi sezoni, mendimet për të thënë lamtumirë filluan të jenë më të shpeshta. Ka ardhur koha t’i kushtoj më shumë vëmendje familjes sime”, ka thënë Van der Sar. Holandezi ka thënë se për dy vite dëshiron të jetë larg futbollit, për t’u çlodhur, ndërsa më pas mund të mendojë për ndonjë rol në stafin e “Djajve të Kuq”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›