Zyrtare, Buskets rinovon kontratën me Barçën
SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:33
Barcelona ka pohuar se Serxhio Buskets ka nënshkruar një marrëveshje të re katërvjeçare, e cila skadon në qershor të vitit 2015. “Mesfushori i Barcelonës, Serxhio Buskets, mëngjesin e sotëm ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2015. Klauzola për prishjen e kontratës është rritur nga 80 milionë në 150 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës. 22-vjeçari u promovua në ekipin e parë të Barçës sezonin 2008/’09 nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe shpejt arriti ta gjejë veten në formacion dhe është bërë një prej shtyllave të këtij ekipi.