Sherr mes studentëve te Universiteti Bujqësor
Një sherr masiv ka plasur dy net më parë mes studentëve
të Universitetit Bujqësor dhe vetëm ndërhyrja e policisë
ka mundur të shuajë gjakrat. Policia është njoftuar për
këtë ngjarje rreth orës 22:30 të së dielës nga një pedagog
që banonte te godinat e universitetit dhe menjëherë në
vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr. 3.
Burimet policore bënë të ditur se sherri po ndodhte në
oborrin e godinave, ku dy palë janë përleshur me grushte
pas një debati që kanë pasur për motive të dobëta. Sipas
policisë, shërbimet e Komisariatit Nr. 3 u ndihmuan edhe
nga kolegët e Komisariatit të Kamzës dhe brenda gjysmë ore
mundën të shuajnë sherrin. Sipas policisë, disa persona u
shoqëruan për verifikime, por asnjë nuk u mbajt për ndjekje
penale. Sipas grupit të punës, pas ndërhyrjes së policisë,
situata është normalizuar, ndërkohë që për siguri një mjet
policie ka qëndruar për disa orë në këtë vend.