Denoncimet, largohen nga banesa dy vajza
Dy vajza janë larguar nga banesa, ku njëra prej tyre vuan
nga sëmundje mendore. Policia tha se denoncimet
janë bërë gjatë ditës së djeshme në Komisariatin Nr. 4,
ndërkohë që njëra prej tyre është gjetur dhe ka deklaruar
se kishte qenë me të dashurin. Sipas policisë, mbrëmjen e
së dielës ka telefonuar në polici Gëzim F., i cili ka deklaruar
se tek Ura e Babrroit i është larguar vajza nga banesa. Ai ka
dhënë identitetin e saj dhe menjëherë ka nisur puna për
gjetjen dhe kthimin në banesë. Policia tha se brenda pak
kohe ka mundur të gjejë vajzën e re, e cila ka deklaruar se
ishte larguar me dëshirën e saj me të dashurin. Ndërkohë,
pasditen e djeshme, në orën në orën 15:30, ka bërë kallëzim
Hisen Qorrpasha, 68 vjeç, banues në rrugën "Bajram Curri".
Ai ka deklaruar se më datë 22 janar, në orën 10:00, është
larguar nga banesa vajza e tij, Ornela Qorrpasha, 36 vjeçe,
lindur dhe banuese në adresën e mësipërme, e cila vuan
nga sëmundje psikike prej disa vitesh. Policia tha se ende
vazhdon puna për gjetjen e saj.