Davosi, mes krizës dhe ripërkufizimit të botës së re
Kriza financiare që po
përjeton bota, më e madhe
që nga periudha e
Depresionit të Madh ha hedhur
hije edhe mbi Forumin Ekonomik
të Davosit me ekspertët
pjesëmarrës që po përpiqen të
gjejnë veten dhe një zgjidhje për
situatën globale. Zakonisht një
event shumë vezullues, këtë vit
Davosi dhe pjesëmarrës të tjerë
që në njëfarë mënyre reflekton
edhe ndryshimet e bëra kohët
e fundit. Disa nga lojtarët e
mëdhenj të përhershëm kanë
qenë pjesëmarrës, ndërsa një
pjesë janë larguar nga skena.
Kryesisht ekonomistët japin
perspektiva të zymta për të ardhmen
e afërme të ekonomisë
botërore dhe atë të vendeve të
zhvilluara. Sipas pjesës më të
madhe të tyre një nga mjetet
për shpëtimin e situatës financiare
janë paketat stimuluese
që janë aprovuar nga qeveritë e
vendeve në zhvillim. Megjithatë
ato nuk mjaftojnë të vetme
që të rivitalizojnë ekonominë
e sidomos sistemin bankar
që është në kolaps në shumë
vende duke qenë se një pjesë
e mirë e operacioneve bankare
të kryera deri më tani si
kredidhënia nuk ndodhin më.
Situata ekonomie në vendet e
zhvilluara ka filluar që të ndërpresë
edhe investimet në ven-
det e pazhvilluara dhe ato në
zhvillim. Mes 2500 pjesëmarrësve
të ndryshëm në Davos
ishin edhe 40 krerë shtetesh
dhe tema e debatit të këtij
takimi ishte "ribërja e botës së
paskrizës", në fusha të tilla si:
energjia, ndryshimet klimatike
dhe tregtia e lirë. Ndër to mund
të përmendim Kryeministrin
kinez, Kryeministrin britanik,
atë rus e të tjerë. Kryeministri
rus, Putin, ka mbajtur një fjalim
të rëndësishëm, ideja e të cilit
ka qenë se Rusia nuk është më
një vend që nuk duhet marrë
në konsideratë, por një vend
që duhet trajtuar si një faktor
kryesor në botën e re që po
formohet.
përjeton bota, më e madhe
që nga periudha e
Depresionit të Madh ha hedhur
hije edhe mbi Forumin Ekonomik
të Davosit me ekspertët
pjesëmarrës që po përpiqen të
gjejnë veten dhe një zgjidhje për
situatën globale. Zakonisht një
event shumë vezullues, këtë vit
Davosi dhe pjesëmarrës të tjerë
që në njëfarë mënyre reflekton
edhe ndryshimet e bëra kohët
e fundit. Disa nga lojtarët e
mëdhenj të përhershëm kanë
qenë pjesëmarrës, ndërsa një
pjesë janë larguar nga skena.
Kryesisht ekonomistët japin
perspektiva të zymta për të ardhmen
e afërme të ekonomisë
botërore dhe atë të vendeve të
zhvilluara. Sipas pjesës më të
madhe të tyre një nga mjetet
për shpëtimin e situatës financiare
janë paketat stimuluese
që janë aprovuar nga qeveritë e
vendeve në zhvillim. Megjithatë
ato nuk mjaftojnë të vetme
që të rivitalizojnë ekonominë
e sidomos sistemin bankar
që është në kolaps në shumë
vende duke qenë se një pjesë
e mirë e operacioneve bankare
të kryera deri më tani si
kredidhënia nuk ndodhin më.
Situata ekonomie në vendet e
zhvilluara ka filluar që të ndërpresë
edhe investimet në ven-
det e pazhvilluara dhe ato në
zhvillim. Mes 2500 pjesëmarrësve
të ndryshëm në Davos
ishin edhe 40 krerë shtetesh
dhe tema e debatit të këtij
takimi ishte "ribërja e botës së
paskrizës", në fusha të tilla si:
energjia, ndryshimet klimatike
dhe tregtia e lirë. Ndër to mund
të përmendim Kryeministrin
kinez, Kryeministrin britanik,
atë rus e të tjerë. Kryeministri
rus, Putin, ka mbajtur një fjalim
të rëndësishëm, ideja e të cilit
ka qenë se Rusia nuk është më
një vend që nuk duhet marrë
në konsideratë, por një vend
që duhet trajtuar si një faktor
kryesor në botën e re që po
formohet.