E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e ngujuar në Berat, hetim për fondet e qendrës

Duket se skandali i hapur ditët e fundit në lidhje
me qendrën e fëmijëve të trajtimit në gjakmarrje
do të zbulohet nga organi i akuzës. Ky organ ka më
se dy vite që ka nisur hetimet mbi abuzimet me
fondet. Vetë kryeprokurori i Rrethit
të Beratit, Xhemal Saliasi, ka bërë
të ditur për gazetën "Shqip" se kjo
çështje nuk është e panjohur për
këtë organ, por sipas tij do të
hetohet në detaj. Prokurori Saliasi
pohon se Prokuroria e Rrethit
Berat, pas denoncimit të bërë nga
Liliana Luani, hetimet do të shtrihen
në pushtetin vendor, në qendrën e
fëmijëve të ngujuar si dhe në
ministrinë nga e cila u derdhën
fondet. Pasi drejtoi këtë qendër për
më shumë se dy vite dhe deklaroi
ditët e fundit mbylljen e saj si
rezultat i mungesës së fondeve për mbajtjen e
fëmijëve, aktiviteti i Liljana Luanit do të kalojë nën
sitën e prokurorisë. Prokurori Saliasi pohon se organi
i prokurorisë më në fund duket se do të hedhë dritë
mbi aktivitetin dhe menaxhimin e fondeve të
akorduara në drejtim të kësaj qendre. Prokurori
Saliasi pohon se prej më se dy vitesh në dosjet e
prokurorisë ndodhet dhe çështja e
aktivitetit të qendrës së fëmijëve në
gjakmarrje dhe menaxhimi i
fondeve të saj. Vetë kreu i
prokurorisë thotë se hetimi ndaj
drejtuesve të qendrës së trajtimit
të fëmijëve në gjakmarrje nisi pas
denoncimit nga vetë drejtuesja
Liljana Luani. Kjo e fundit, më
18.12.2007, denoncoi në
prokurorinë e rrethit drejtuesit e
pushtetit vendor, Bashkisë Poliçan,
për bllokim të fondeve dhe pengim
të mbarëvajtjes së punës në këtë
qendër. Pas mbërritjes të
denoncimit, hetimet mësohet se janë shtrirë në tre
drejtime, duke nisur nga burimi i fondeve dhe deri te
shpenzimi i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›