E Diel, 1 Nëntor 2026

Iso-polifonia, në internet për të gjithë

Shirita të tërë me incizime
ruhen edhe sot e kësaj
dite në arkivat e Institutit
të Antropologjisë dhe Studimit
të Artit. Këto dëshmi të trashëgimisë
kulturore shpirtërore po
presin që në sajë të një projekti
të propaganduar pak vite më
parë të dixhitalizohen. Në nxitje
të këtij hapi të rëndësishëm,
në Muzeun Historik Kombëtar,
është mbajtur dje një seminar
shkencor i titulluar "Katalogimi
i trashëgimisë kulturore shpirtërore".
Specialistë e studiues
të fushës, me mbështetjen e
institucioneve shtetërore, por
edhe fondacioneve për kulturën,
kanë vënë edhe një herë
theksin në domosdoshmërinë
e realizimit të këtij projekti
dixhitalizimi. Së pari, synohet
që kjo pasuri shpirtërore të jetë
e përdorshme nga një masë e
gjerë publiku përmes sistemit
kompjuterik. Sot, në shiritat e
mbyllur në arkiv, më së shumti
janë studiuesit ata që shkojnë
të punojnë. Detyrimet për thellim
të mëtejshëm në fushën e
katalogimit të vlerave të trashëgimisë
kulturore shpirtërore
rriten pas shpalljes së "Iso-
Polifonisë Popullore Shqiptare"
si "Kryevepër e trashëgimisë
gojore të njerëzimit" nga UNESCO
e në mënyrë të veçantë
pas ratifikimit që Shqipëria i
bëri Konventës së UNESCO-s
"Për trashëgiminë shpirtërore"
në vitin 2006, ku parashikohet
edhe hedhja e hapave konkretë
për katalogimin e trashëgimisë
shpirtërore. Sipas profesor
Vaso Toles, studiues i këtyre
vlerave shpirtërore, dy janë
hapat kryesorë të këtij projekti:
dixhitalizimi i shiritave dhe
detyrimi për të krijuar dhe
shpallur listën e kryeveprave
botërore. "Dixhitalizimi do të
ndihmojë për një përdorim më
të gjerë të materialeve të regjistruara
dhe të ruajtura, ndërsa
krahas listës së monumenteve
të kulturës, shteti, në bazë edhe
të legjislacionit duhet të hartojë
listën e kryeveprave shpirtërore.
Të tilla nuk kemi pak. Mund
të përfshihet kabaja, ‘Eposi i
Kreshnikëve‘, vegla me status
të veçantë. Duke u konsideruar
si objekte kulturore, Qendra
Kombëtare e Inventarizimit ka
detyrimin që të katalogojë dhe
dizhitalizojë çdo gjë që lidhet
me këto pasuri", shprehet Tole.
Do të hidhen të dhëna për ata
që i kanë interpretuar, foto,
veglat që janë përdorur. Ndërkohë
që Ilir Parangoni ka bërë
një prezantim të punës së bërë
deri më tani për krijimin e një
database me të dhënat e isopolifonisë.
Specialistët në këtë
seminar janë shprehur se shiritat
ruhen në gjendje të mirë.
Por sipas Vasos, mbetet ende e
panjohur pasuria shpirtërore
që mund të ndodhet në ish-arkivat
e Shtëpive të Kulturës në
qytete të ndryshme. Verifikimet
duhet të bëhen para se të jetë
vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›