Ura e Matit rrezikon shembjen, bllokohen makinat me krom
Ura mbi lumin e Matit, në afër
si të qytetit të Burrelit, drejt
rrënimit të plotë të saj, ku rrezikon
të shembet nga kalimi mbi të i
mjeteve me tonazh të lartë mbi
kapacitetin mbajtës të saj. Alarmi
mbi rrezikun e shembjes së kësaj
ure është dhënë nga vetë Ministria
e Transporteve, që së bashku
me Ministrinë e Brendshme, kanë
urdhëruar policinë e Matit dhe
atë të Bulqizës, që të marrin masa
për të bllokuar mjetet që kanë
ngarkesë mbi normën e lejuar të
kapacitetit mbajtës të kësaj ure.
Kështu, prej gati një jave, efektiva
të policisë rrugore dhe asaj të
rendit, kanë ngritur postblloqe në
vendin e quajtur Qafa e Buallit,
vetëm rreth 1 kilometër larg Minierës
së Bulqizës, për të bllokuar
mjetet e tonazhit të lartë, që transportojnë
mineralin e kromit drejt
Portit të Durrësit.
Një tjetër postbllok i dytë
është ai i ngritur nga policia e
Matit, në hyrje të urës. Një situatë
e tillë ka shkaktuar mjaft revoltë
te dhjetëra drejtues të
mjeteve të rënda që merren me
transportin e kromit, që nxirret
në minierën e Bulqizës nga firma
e huaj koncensionare ACR.
Mjetet e rënda që transportojnë
krom, kanë një peshë prej rreth
25 tonë, pa ngarkesë, ndërkohë
që Ura e Matit ka një kapacitet
prej 24 tonë. Në të tilla kushte i
bie që makinat të mos transportojnë
asnjë ton krom. Ndërkohë,
drejtuesit e mjeteve të rënda të
transportit të kromit, thonë se
janë të licencuar për të transportuar
deri në 36 tonë
ngarkesë. Por ndërkohë kapaciteti
i këtyre makinave shkon
deri në 70 tonë, duke e çuar
kështu peshën totale të tyre në
rreth katër herë më shumë se kapaciteti
i lejuar i kësaj ure. Kjo
urë është ndërtuar gati 80 vjet
më parë nga specialistët italianë
dhe ka një kapacitet
mbajtës prej 24 tonë. E vetmja
ndërhyrje për rikonstruksionin
e kësaj ure, përfshirë edhe zgjerimin,
është bërë para tri vitesh,
por nuk solli rritje në kapacitetin
mbajtës të saj, duke bërë
kështu që këto fonde prej miliona
lekësh t‘i "marrë" uji i lumit
të Matit, që kalon poshtë saj.
Ndërkohë, dhjetëra drejtues të
makinave të transportit të
kromit, që nuk lejohen të hyjnë
në urë, kanë filluar të hamendësojnë
se duhet të paguash nën
dorë "rojet e urës" për të kaluar
në të.
si të qytetit të Burrelit, drejt
rrënimit të plotë të saj, ku rrezikon
të shembet nga kalimi mbi të i
mjeteve me tonazh të lartë mbi
kapacitetin mbajtës të saj. Alarmi
mbi rrezikun e shembjes së kësaj
ure është dhënë nga vetë Ministria
e Transporteve, që së bashku
me Ministrinë e Brendshme, kanë
urdhëruar policinë e Matit dhe
atë të Bulqizës, që të marrin masa
për të bllokuar mjetet që kanë
ngarkesë mbi normën e lejuar të
kapacitetit mbajtës të kësaj ure.
Kështu, prej gati një jave, efektiva
të policisë rrugore dhe asaj të
rendit, kanë ngritur postblloqe në
vendin e quajtur Qafa e Buallit,
vetëm rreth 1 kilometër larg Minierës
së Bulqizës, për të bllokuar
mjetet e tonazhit të lartë, që transportojnë
mineralin e kromit drejt
Portit të Durrësit.
Një tjetër postbllok i dytë
është ai i ngritur nga policia e
Matit, në hyrje të urës. Një situatë
e tillë ka shkaktuar mjaft revoltë
te dhjetëra drejtues të
mjeteve të rënda që merren me
transportin e kromit, që nxirret
në minierën e Bulqizës nga firma
e huaj koncensionare ACR.
Mjetet e rënda që transportojnë
krom, kanë një peshë prej rreth
25 tonë, pa ngarkesë, ndërkohë
që Ura e Matit ka një kapacitet
prej 24 tonë. Në të tilla kushte i
bie që makinat të mos transportojnë
asnjë ton krom. Ndërkohë,
drejtuesit e mjeteve të rënda të
transportit të kromit, thonë se
janë të licencuar për të transportuar
deri në 36 tonë
ngarkesë. Por ndërkohë kapaciteti
i këtyre makinave shkon
deri në 70 tonë, duke e çuar
kështu peshën totale të tyre në
rreth katër herë më shumë se kapaciteti
i lejuar i kësaj ure. Kjo
urë është ndërtuar gati 80 vjet
më parë nga specialistët italianë
dhe ka një kapacitet
mbajtës prej 24 tonë. E vetmja
ndërhyrje për rikonstruksionin
e kësaj ure, përfshirë edhe zgjerimin,
është bërë para tri vitesh,
por nuk solli rritje në kapacitetin
mbajtës të saj, duke bërë
kështu që këto fonde prej miliona
lekësh t‘i "marrë" uji i lumit
të Matit, që kalon poshtë saj.
Ndërkohë, dhjetëra drejtues të
makinave të transportit të
kromit, që nuk lejohen të hyjnë
në urë, kanë filluar të hamendësojnë
se duhet të paguash nën
dorë "rojet e urës" për të kaluar
në të.