E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2009, 51 milionë vende pune më pak

Fundi i këtij viti mund të
jetë dramatik për shumë
familje, pasi sipas parashikimeve
pritet që të
shkurtohen në rrafsh global 51
milionë vende pune si pasojë e
ngadalësimit të ritmeve të zhvillimit
të ekonomisë. Ky është
përfundimi i studimit të fundit
të ILO-s Agjencisë Ndërkombëtare
të Punë së Kombeve të
Bashkuara. Në të thuhet se sipas
skenarit optimist pritet që të
shkurtohen deri në fund të vitit
18 milionë vende pune më shumë
krahasuar me fundin e vitit
2007. Skenarët më realistë japin
shifrën 30 milionë vende pune,
ndërsa nën rastin më të keq shifra
është 51 milionë që do të thotë se
përqindja e popullsisë në rang
botëror do të kapë shifrën 7.1%.
"Nëse recesioni do të vazhdojë të
thellohet gjatë këtij viti sikundër
parashikohet, kriza botërore e
papunësisë do të përkeqësohet
shumë. Në këto kushte mund të
presim përkeqësim të kushteve
të jetesës". Ndër kompanitë e
mëdha e të fuqishme që kanë
bërë shkurtime të mëdha të vendeve
të punës mund të përmendim
Caterpillar, Sprint, Philips,
Texas Instrumentas dhe ING.
Sipas parashikimit të ILO-s, në
muajin tetor shifra e shkurtimit
të vendeve të punës për vitin në
të cilin ndodhemi ishte vetëm 20
milionë, por muajt e fundit kanë
qenë shumë të vështirë me tregues
shumë negativë ekonomikë.
Ato që do të vuajnë më shumë do
të jenë vendet në zhvillim dhe
këto humbje do të jenë kryesisht
në sektorët publikë. Afrika subsahariane
dhe Azia Jugore do të
jenë zonat globale që do të vuajnë
më shumë dhe jo për shkak të
papunësisë së tyre, por si pasojë
e rënies ekonomike në vendet që
i mbajnë me ndihma. Vlerësimet
e studimit të ILOS-s, Afrika e
Veriut dhe Lindja e Mesme kanë
pasur shkallën më të lartë të
papunësisë deri në fund të vitit
2008 më 10%. Evropa Qendrore
dhe Juglindore dhe ish-vendet
sovjetike e mbyllën vitin e kaluar
me 8.8%. Për sa i përket krijimit
të vendeve të reja të punës lajmet
më të mira ishin ato nga Azia
Jugore, Azia Juglindore dhe Azia
Lindore, ndërkohë që ekonomitë
e vendeve të Bashkimit Evropian
humbën 900 mijë vende pune.
Sipas ILO-s projektet qeveritare
të punës si ato të lajmëruara në
Argjentinë mund të ndihmojnë
që të krijojnë dhe mbështesin
punësimin derisa sektori privat
të rifillojë sërish të jetë efikas
dhe në funksionim. Ndërtimi
dhe rehabilitimi i infrastrukturës
publike si: rrugët, urat shkollat,
spitalet dhe ndërtesat publike
mund të jenë veçanërisht të dobishme
për vendet e varfra që kanë
edhe përqindje shumë të lartë
të papunësisë. Ndërkohë, sipas
Fondit Monetar Ndërkombëtar,
rritja ekonomike e planetit do të
bjerë këtë vit me 0.5% që është
edhe përqindja më e ulët që pas
Luftës II Botërore. Në tetor, FMN
parashikoi se prodhimi botëror
për vitin 2009 do të rritej me
2.2%. Sipas organizmit financiar
tregjet financiare mbesin nën
stres dhe ekonomia botërore ka
pësuar një kthesë të madhe për
keq. Sipas parashikimit pritet
që ekonomia botërore të shkojë
në një fazë ndalimi "virtual".
Deri në fund është shpresuar që
vendet e zhvilluara t‘i shpëtonin
hyrjes në recesion, por duket se
krizat e vazhdueshme në sistemin
bankar kanë mundur edhe
ekonomitë dikur të pathyeshme
të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Edhe vende me një rritje
të madhe ekonomike si Kina po
përballen me uljen e kërkesës
së mallrave ndërsa ekonomitë
e zhvilluara të Japonisë, Spanjës
etj., janë në recesion të thellë me
humbje të vendeve të punës që
njoftohen çdo ditë. Sipas FMNsë,
rritja ekonomike në vendet në
zhvillim pritet të bjerë ndjeshëm.
Shkaqet kryesore janë rënia e
kërkesës për mallra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›