Kontrabanda, bllokohen 771 koli me pije joalkoolike
Policia e Pukës ka sekuestruar
dje në mesditë 771 koli me pije
joalkoolike që gjendeshin në një
kamion, i cili vinte nga Kosova. Sipas
Policisë së Pukës, rreth orës
13:30, në hyrje të qytetit të Pukës
është ndaluar automjeti kamion
me targë KU1815A, me drejtues shtetasin
me iniciale S.C., lindur në
Has dhe banues në Kamzë të Tiranës.
Po sipas burimeve nga policia,
kamioni është ndalur pasi policia
kishte informacione të marra në
rrugë operative, se me kamionin në
fjalë bëhej transport mallrash kontrabandë
që hynin nga Kosova. Pas
kontrollit që ka ushtruar, policia në
rimorkiot e kamionit, ka arritur të
zbulojë dhe sekuestrojë 771 koli,
në të cilat gjendeshin 18504
kanoçe me pije freskuese. I gjithë
malli që është gjetur në këtë kamion,
sipas policisë dyshohet të jetë
futur kontrabandë nga Kosova
dhe destinacioni ka qenë Tirana.
Ndaj drejtuesit të kamionit, shtetasit
me iniciale S.C., është ngritur
akuza e "transportit të mallrave
kontrabandë" dhe po ndiqet në
gjendje të lirë. Ndërkohë, agjentët
e Antikrimit Ekonomik janë duke
hetuar në lidhje me këtë ngjarje,
pasi dyshohet se kemi të bëjmë
me një rrjet të organizuar, që fusin
mallra ushqimore prej kohësh nga
Kosova drejt Tiranës, duke shmangur
detyrimet doganore.
dje në mesditë 771 koli me pije
joalkoolike që gjendeshin në një
kamion, i cili vinte nga Kosova. Sipas
Policisë së Pukës, rreth orës
13:30, në hyrje të qytetit të Pukës
është ndaluar automjeti kamion
me targë KU1815A, me drejtues shtetasin
me iniciale S.C., lindur në
Has dhe banues në Kamzë të Tiranës.
Po sipas burimeve nga policia,
kamioni është ndalur pasi policia
kishte informacione të marra në
rrugë operative, se me kamionin në
fjalë bëhej transport mallrash kontrabandë
që hynin nga Kosova. Pas
kontrollit që ka ushtruar, policia në
rimorkiot e kamionit, ka arritur të
zbulojë dhe sekuestrojë 771 koli,
në të cilat gjendeshin 18504
kanoçe me pije freskuese. I gjithë
malli që është gjetur në këtë kamion,
sipas policisë dyshohet të jetë
futur kontrabandë nga Kosova
dhe destinacioni ka qenë Tirana.
Ndaj drejtuesit të kamionit, shtetasit
me iniciale S.C., është ngritur
akuza e "transportit të mallrave
kontrabandë" dhe po ndiqet në
gjendje të lirë. Ndërkohë, agjentët
e Antikrimit Ekonomik janë duke
hetuar në lidhje me këtë ngjarje,
pasi dyshohet se kemi të bëjmë
me një rrjet të organizuar, që fusin
mallra ushqimore prej kohësh nga
Kosova drejt Tiranës, duke shmangur
detyrimet doganore.