Davutoglu: Ligjvënësit francezë të mos miratojnë ‘genocidin armen’
PARIS- Pak ditë përpara se senati francez të votojë projektligjin që kriminalizon mohimin e genocidit osman ndaj armenëve, shefi i diplomacisë turke Davutoglu i ka bërë sërish thirrje Parisit të qendrojë mënjanë dhe të mos përzihet në debatin turo-armen.
Sic raporton Reuters, Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë ka apeluar që “ligjvënësit të mos miratojnë ‘genocidin armen’.
Ai është shprehur më tej se miratimi i këtij projektligji, do të thotë ndërhyrje e Francës në historinë e dy vendeve.
“Ndërhyrja nuk është e drejtë e as e ndershme”, tha Davutoglu.
Turqia e konsideron këtë projektligj një përpjekje të presidentit Sarkozi për të fituar votat e 500 mijë armenëve që jetojnë në Francë, përpara zgjedhjeve presidenciale.
(ma.ar/BalkanWeb)