Thaci: Dialogu politik bëhet në Parlament, larg rrugës, larg dhunës
PRISHTINE-Në parlamentin e Kosovës vijon seanca me debate. Kryeministri Hashim Thaci ka mbajtur sot pasdite një fjalim ku i ka kërkuar opozitës të respektojë votuesit dhe të kryejë debatet në parlament dhe jo në rrugë.
“Unë njoftoj që debatet tona t’i zhvillojmë në parlament dhe jo në rrugë. Këtu mund të zgjidhim dilemat tona, natyrisht me një komunikim normal qytetërues, dhe urrejtës e denoncues”.
“Ky është vullneti i popullit të Kosovës, vizioni ynë demokratik. Kemi votuar që të kemi parlament. Sa sakrifica janë bërë që të kemi një parlament, një qeveri tonën, dhe ftoj të gjithë t’i respektojmë vendimet e parlamentit, qofshin dhe ato që s’na pëlqejnë, t’i respektojmë. Ftoj përsëri, të shmanget rruga, të shmanget dhuna, ftoj të bisedojmë këtu, askush të mos pretendojë që të bëjë debate në rrugë, respketoj të drejtën për protestë, por rruga nuk është zgjidhja”.
Kryeministri kujtoi se kur ka qenë në opozitë, forca e tij politike ka vepruar dhe punuar vetëm me një qëllim, në interes të popullit të Kosovës, pavarësisht se shumë vendime nga qeveria e unitetit nuk përputheshin me vizionin e PDK.
“Ne pavarësisht vendimeve që s’na pëlqenin, mendonim se kjo ishte ajo që duhej për Kosovën, popullin dhe e mbështesnim.
Ftoj të gjithë të vazhdojnë në punojnë këtu për institucionet, të punojnë në mënyrë të vrullshme”, theksoi Thaci në fjalën e tij para ligjvënësve kosovarë.
PDK zyrtarizon mocionin, opozita befasohet
Grupi Parlamentar i PDK-së ka zyrtarizuar propozimin për mocion për të cilin ishte raportuar në mëngjes. Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kërkon që në këtë seancë të futet si pikë e veçantë debati për zhvillimet e fundit në Kosovë. Me 53 vota për, 24 kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi ka miratuar kërkesën e GP të PDK-së për debat. 21 për 53 kundër, 9 abstenime, është hedhur poshtë kërkesa e Vetëvendosjes për debat, shkruan iIdeksonline.
Grabovci fillimisht ka dhënë edhe arsyetimin e kësaj kërkese, duke thënë se lidhet me zhvillimet e fundit, të cilat siç tha ai, i kanë dhënë imazh jo të mirë vendit. Ai ka thënë se grupi parlamentar që ai udhëheq, janë të përkushtuar që çështjet me rëndësi të trajtohen brenda institucioneve të vendit.
“Kërkojmë nga i gjithë spektri politik të diskutojmë për të gjithë çështjet e rëndësishme.
Në mbështetje të rregullores së Kuvendit, GP i PDK i propozon kësaj seance për miratim këto rekomandime
1. Qeveria në përputhje me kompetencat, ka kompetencë të plotë për zbatim të reciprocitetit;
2. Qeveria i raporton Kuvendit çdo 3 muaj;
3. Ky vendim hyn sot në fuqi dhe i shfuqizon të gjitha vendimet e tjera;
Nga ana tjetër, në emër të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se e përkrahin debatin, por rekomandimet të jepen në fund.
Visar Ymeri i Vetëvendosjes ka thënë se sa i përket kërkesës së PDK-së, rekomandimi nuk është dashur të vije në fillim. “Jemi kundër shfuqizimit të vendimit të kaluar të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet. Kjo tendencë e PDK-së është tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta shpërfillë Kuvendin”.
Dhe Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se janë të befasuar dhe se nuk e përkrahin këtë mocion.
Ndërsa grupet tjera parlamentare, partnere të PDK-së ne Qeveri, KKR, SLS e 6 plus e kanë përkrahur kërkesën e PDK-së.
Opozita flet për 14 janarin, pozita për liberalizim
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me debatin rreth protestës së 14 janarit, e zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje. Derisa opozita e akuzoi policinë për përdorim të dhunës dhe Qeverinë për mos respektim të mocionit të reciprocitetit ndaj Serbisë, PDK-ja u mor me fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, me votimin e shumicës së deputetëve ka hyrë në rend dite diskutimi për ndodhitë e fundit.
Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, ka kërkuar përsëri nga Qeveria që të zbatojë vendimin për reciprocitet që ka dal nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka kërkuar që të mos ketë dhuna nga asnjëra palë, sepse sipas tyre stabiliteti në vend është koha që i duhet më së shumti Kosovës.
Vetëvendosja ka qëndruar prapa kërkesave të tyre, dhe se atë që ka ndodhur më 14 janar sërish e ka quajtur keqpërdorim të policisë nga ana e Qeverisë. Rexhep Selimi nga kjo parti, ka kërkuar Policia të jetë e shtetit e jo e pushtetit.
Ndërsa Afrim Kasolli, ka akuzuar policinë që gjatë protestës së 14 janarit, ka arrestuar dhe rrahur deputetin Afrim Hoti, i cili është vëllai i Ukshin Hotit.
Ndërsa Adrian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke konsideruar se korrupsioni, papunësia, varfëria dhe arsimi i dobët kanë bërë që të humbin shpresat e qytetarëve të vendit për një jetë më të mirë, ka shprehur qëndrimet e tyre se më 14 janar asnjëra palë nuk ka vepruar si duhet. Gjini ka thënë se Vetëvendosja duhet ta ketë të qartë se një parti nuk mund të marr vendime për asgjë, ndërsa Qeverinë e ka akuzuar se ka kaluar mbi përgjegjësitë që ka.
Kryeministri Hashim Thaqi, sërish ka ftuar të gjithë që të zhvillojnë debat në Kuvend dhe se sipas tij vetëm me bashkëpunim mund të ecim drejt rrugës evropiane.
Seanca e Kuvendit që është e para për këtë vit, mes tjerash do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese.
(d.b/BalkanWeb)