E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom viziton shkollën "Selman Riza" në Fushë-Kosovë

FUSHE-KOSOVE- Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, në vijim të vizitës së saj në Kosovë, vizitoi sot shkollën “Selman Riza” në Fushë -Kosovë.

Komisionerja Malmstrom ka shprehur interesin për të parë nga afër se si po ecën procesi i integrimit në shkollë i nxënësve të komunitetit rom dhe egjiptian, të kthyer në Kosovë.

Malmström u informua mbi raportet shoqërore mes nxënësve shqiptarë dhe atyre të komuniteteve, për tekstet shkollore dhe kushtet e tjera praktike, që e ndihmojnë dhe bëjnë që arsimi të jetë sa më cilësor.

Ajo gjithashtu u kujtoi nxënësve se vizita e saj në Kosovë, kryesisht ka të bëjë me liberalizimin e vizave.

Ndërsa zv/ ministri i Arsimit, Nehat Mustafa, e informoi zyrtaren e lartë të Bashkimit Evropian për përkushtimin e Ministrisë së Arsimit, që të ofrojë mundësi shkollimi për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës në gjuhën amtare.

“Ne jemi të angazhuar për gjithëpërfshirje në arsim konform standardeve evropiane, duke ofruar shanse të barabarta për të gjithë, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e komuniteteve serb, boshnjak, turq dhe komunitetin rom dhe egjiptian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›