Politikanët gjermanë në shënjestër të anarkistëve italianë

Policia në Gjermani ka paralajmëruar politikanët në vend, si dhe 30 ndërmarrje dhe banka, të cilat tashmë janë vënë nën mbrojtje, se mund të shndërrohen në shënjestra të anarkistëve italianë, kanë njoftuar mediet gjermane.
Grupi anarkist italian, FAI, ka marrë përsipër përgjegjësinë për dërgimin e një letre-bombë, si pasojë e shpërthimit të së cilës për pak sa nuk humbi pamjen drejtori i Administratës Tatimore të Italisë.
E njëjta organizatë mori përsipër përgjegjësinë për dërgimin e letrës bombë drejtorit të Bankës së Gjermanisë.