Day Jump,eksperimenti me intuitën
07/06/2005 Me të drejtë, unë, ti, ata. Sistemi i Artit dhe të gjithë artdashësit që mbajnë të gjalla qindra mijëra galeri, muze, fondacione, ia shtrojnë pyetjen retorike vetvetes gjithmonë përpara një inagurimi të ri apo gjithfarë kontakti me këtë lloj arti të ashtuquajtur pamor!
Përgjigja e kësaj pyetje ndodh të jetë gjithmonë relative. Për shumë të interesuar arti pamor është një pikturë hiper_realiste apo fotografi. Për shumë të tjerë është një videoinstalacion apo performance. Por a është ky relativiteti që mund të justifikojë ende, atë çka arti pamor vazhdon të na përcjellë me koreografi "trashendentale"?
Absolutisht Jo!!!
Nëse hedhim vështrimin e Uliksit përreth Sistemit të Artit dhe i bëjmë një analizë të përgjithshme shkallës së tij hierarkike do të kuptojmë a priori se gati të gjitha përpjekjet e kësaj hierakie janë të përsëritura, të lodhura, të gatuara me emergjencë të rekomanduar. Dhe mbi të gjitha prezantojnë obsionet e një krize që thellohet nga pamundësia për të pranuar formën eksperimentale të kërkimit. Pse kjo e fundit ç’rregullon strukturat e programuara të tregut dhe nëse ky treg lëkundet, atëherë George Bush do të rizgjidhet për t’i thënë stop artistëve të rinj. Po ku qëndron rrënja gnoseologjike e problemit? Edhe duke mirëmbajtur në mënyrën më sublime fondin e teknikave me dimensione të përcaktuara, si piktura, fotografia, video instalacioni etj, përsëri Sistemi i Artit e intuiton në bazë të eksperiencës, se nëqoftëse duam që gjërat t’i lemë ashtu sic janë, atëherë duhet t’i ndryshojmë!
Këtu fillon :::DAY JUMP:::! Kryeradhë pyetjesh: çfarë është DAY JUMP??? Asgjë tjetër përveçse një kërkim shkencor, që do të mundësojë një ndryshim mikroskopik të aksit të planetit Tokë. Kjo zhvendosje hiperminimale do të rihabilitojë sado pak, raportin atmosferik të tokës, nga i cili nënkuptohet se ekologjia ndihmohet me një terapi frymëmarrjesh, por në këtë rast jo gojë më gojë, por nëpërmjet një ëksperimenti, i cili del nga laboratorët dhe faktohet nëpërmjet 600 milionë personash.
Çfarë është ky eksperiment dhe ku konsiston?
Pa u fiksuar në informacione elektronikë si ku, kur dhe kush, DAY JUMP lindi për rrjedhojë e promovimit të një sistemi pro ekologjik, i projektuar jashtë çdo ndërhyrjeje biokomike apo teknologji, që sjell më shumë dëme sesa konstrukton zanafillën e ndotjes gjenerale. Një grup shkencëtarësh u mblodhën dhe provuan në laborator se nëse në një pikë të caktuar të planetit jepet një goditje e vetme, atëherë kemi një zhvendosje të caktuar të tij, përreth sistemit diellor. Ky fakt u vërtetua pikësëpari realisht nga tërmeti i Tsunamit, ku Toka pësoi një shtypje polare të saj, ndërkohë që nëse kjo gotije jepet e kontrolluar në vendodhje dhe forcë goditëse, atëherë do të përftohet një zhvendosje e përllogaritur e planetit, fakt që do e zhvendosë atë në disa gradë nga Orbita. Kjo zhvendosje sjell një përmirësim të kushteve atmosferike. Po si do të realizohet në kushte reale ky eksperiment?
Një shembull i ri i tëmetit apo shpërthime nukleare pranë ndonjë ishulli të oqeanisë? As njëra as tjetra! Thjesht në një kryeqytet të planetit, Tiranë psh, do të mbidhen në një tubim 600 milionë persona dhe në një sekondë të vetme do të kërcejnë si një objekt i vetëm. Ky tubim do të ndodhë paralelisht edhe në shumë kryeqytete të tjerë. Përfundimisht kjo performance sjell ndryshime atmosferike pozitive të plantit Tokë, të cilat do t’i mësojmë pas realizimit të performancës nga multimediat ndërkombëtare etj etj.
Tash për tash e lemë me kaq monitorimin e DAY JUMP, pse ajo cka i intereson më shumë spektatorit shqiptar në kët rast nuk është evolimi shkencor i gjysmës tjetër të planetit, por evolimi i artit pamor në një moment ku video instalacioni, po risillet gjysmak dhe i cunguar në inagurimet, që nuk kanë të sosur në të gjithë këndet avanguardia të planetit.
Pikërisht këtu merr kuptim shembulli i DAY JUMP. Dhe kjo nuk është tjetër përvecse një ndërhyrje urbane, e denjë t’i bashkëngjitet instalacioneve të Christosë apo tavolinave të rrumbullakëta të Joseph Beuys. Kështu apo ashtu nuk ka rëndësi. Ajo cka vlen në rastin e problematikave të Sistemit të Artit është se ata qindra mijëra kuratorë e artistë nuk mund të sjellin përpara spektatorit të njëjta fuckin ready made, të cilat kemi plot 1 shekull që i shohim e i stërshohim. Mjaft me udhëtime imargjinarë të këtij lloji!
Ose/Ose këtu nuk hyn shoku Lenin me sloganët e tij “çdo të bëjmë” e as Mr. Bush me “stop artistëve të rinj”, Ose/Ose nëse ky eksperiment është i vërtetë apo informacion për të plotësuar bukurisht edicionin e lajmeve, por rëndësia e faktit se në vend të neuroneve në mendjen e bashkësisë pamore.
Fani Zguro