E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biasi: E merituam fitoren, Shqipëria në rrugën e duhur

23-03-2013 / Gazeta 55

Trajneri i përfaqësues shqiptare, komentoi pas ndeshjes

Pas fitores 1-0 përballe Norvegjisë në Oslo trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi ka deklaruar se kuqezinjtë e merituan fitoren. Brenda kënaqësisë së triumfit, ai është shprehur se, “futbollistët respektuan me profesionalizëm të qartë të gjitha veprimet në fushe duke dhuruar një ndeshje historike e cila u stolis me një fitore të pastër. Sigurisht që pjesën e parë ishim më të mirë. Ndërsa në pjesën e dytë, pas golit bëmë disa gabime. Berisha ka mbrojtur mirë, por rezultati është fryt i angazhimit ekipor. Natyrisht që na presin takime të vështira për të ardhmen por përsëri mendoj se tanimë jemi në rrugën e duhur”, theksoi De Biasi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›