E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: E pres një ofertë nga Italia

de biazi356-vjeçari në një intervistë dhënë për mediet italiane, tekniku i stolit kuqezi nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në drejtimin e një klubi në Itali ose Spanjë

Mbërritja e tij në Itali, pas dy sukseseve me kuqezinjtë nuk kishte si të kalonte pa u ndierë. Trajneri nuk rri pa folur për Shqipërinë dhe suksesin e tij personal. Pas dy foteve rresht ndaj Norvegjisë dhe Lituanisë, Xhani De Biazi ka dhënë sinjale lamtumire në fund të kontratës që skadon tetorin e këtij viti.

Në një intervistë dhënë për mediet italiane, tekniku i stolit kuqezi nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në drejtimin e një klubi në Itali ose Spanjë. 56-vjeçari sqaron se kontrata e tij skadon pas disa muajsh, dhe do ta vlerësonte seriozisht një ofertë tunduese nga Italia ose Spanja.

Kam një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në tetor 2013, por nëse më vjen ndonjë ofertë nga Italia apo Spanja do të ishte diçka fantastike. Tek Levante për shembull ia kam kaluar shumë mirë, shprehet De Biazi. Në vijim, ai sjell në kujtesë aventurën në stolin e Levantes, duke pohuar se ka kujtime pozitive nga skuadra iberike.

Tekniku italian e mori drejtimin e kombëtares shqiptare në 14 dhjetor të vitit 2011 duke zënë vendin e kroatit Josip Kuzhe dhe nën drejtimin e tij, ka promovuar lojtarë të rinj dhe premtues për të ardhmen e ekipit si Mërgim Mavraj, Edgar Çani, Migjen Basha, Mërgim Brahimi, Etrit Berisha, Alban Meha apo Burim Kukeli.

Nën drejtimin e tij, kombëtarja shqiptare ka arritur 6 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, ndërsa në grupin eliminator të botërorit 2014, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 9 pikë, 2 më pak se Zvicra. Gjatë karrierës si trajner, ai ka drejtuar ekipe me emër si, Udinese, Torino, Brescia e Levante.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›