E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea pret ofertën e re

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 19:26

Portieri i Atletico Madridit, David De Gea ka pranuar se ende nuk ka dëgjuar nga klubi rreth kontratës së re.

Manchester United spekulohet se është duke përcjellë De Gean si njërin prej kandidatëve për të zëvendësuar portierin veteran Edwin Van der Sar, i cili do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

“Nuk kam marr asnjë ofertë të re nga klubi. Por, është temë për të cilën është duke u biseduar”, tha De Gea i cili, sipas kontratës aktuale, është i lidhur me Atletico Madridin deri në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›