E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka me Mourinhon

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 12:15

Portieri i Chelseas, Petr Cech beson se asnjë menaxher nuk e ka tejkaluar Jose Mourinhon prej largimit të portugezit nga Stamford Bridge.

Pronari i klubit, miliarderi rus, Roman Abramovich ka shkarkuar pesë trajnerë për më pak se katër vite dhe së fundmi emëroi në detyrë ish-asistentin e Mourinhos, Andre Villas-Boas. Cech beson se standardet e vendosura nga Mourinho janë thjesht tepër të larta.

“Gjashtë trajnerë janë emëruar prej kur kam ardhur në klub dhe përveç Joses, i cili qëndroi për tri sezone e gjysmë, askush nuk zgjati shumë. Filozofia e Chelseas është se mund të ndërrojë trajnerin kur nuk shohin se ekziston rruga për të vazhduar. Të gjithë trajnerët kanë filozofinë e tyre, Nganjëherë ato funksionojnë, nganjëherë jo. Por, Jose ka vendosur standarde dhe të gjithë u desh të mundohen të arrijnë më tepër se ai. Shumë ekipe mund të përfundojnë sezonin pa titull dhe të thonë se kaluan edicione të mira. Por, është vështirë e imagjinueshme që diçka të tillë të thotë dikush në Chelsea”, tha Cech për Soccernet.

“Të gjithë ishim të dëshpëruar që nuk fituam asgjë në sezonin e kaluar dhe do të jemi edhe më tepër të dëshpëruar nëse nuk fitojmë titull në edicionin e ri”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›