E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Niro mashtrohet nga “Madoff-i i artit”

 

Shumë piktura të babait të ndjerë të yllit mbarëbotëror të kinemasë, Robert De Niro, janë shitur pa lejen e aktorit italo-amerikan nga një galeri artesh në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë publik pas denoncimit të ngjarjes nga prokurori i zonës, Manhattan. Autori i këtij mashtrimi është një tregtar arti i quajtur Lawrence Salander, 59 vjeç, por që njihet në tregun amerikan si “Madoff-i i artit”, sipas emrit të mashtruesit më të madh financiar në Shtetet e Bashkuara që u dënua vetëm pak ditë më parë me 150 vite burg. Mashtruesi i veprave të artit akuzohet se ka vjedhur 5 milionë dollarë. Mes viktimave të Salander renditet edhe ish-kampioni i tenisit, McEnroe dhe “Banka e Amerikës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›