E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, bordello ul çmimin për çiklistët

 

Për të përballuar krizën ekonomike dhe për të dhënë “një dorë” për ndihmën kundër ndotjes së ambientit në Gjermani, kanë vendosur të kontribuojnë edhe bordellot. Një e tillë në Berlin ka ofruar ulje çmimi për klientë që mbërrijnë me biçikletë apo me mjete publike. Bëhet fjalë për “Maison d’envie”, që ka vendosur të japë një shans të ri për klientët e rënduar ekonomikisht. Mjafton të mbërrish në derën e bordellos me biçikletë dhe ka një ulje 5 euro nga çmimi i zakonshëm prej 70 eurosh. “Recesioni e ka goditur fort sektorin tonë”, ka komentuar pronari i bordellos, Thomas Goetz. Ideja e tyre është kopjuar më pas edhe nga bordellot e tjera të vendit, por rajoni i Baden Vuerttemberg ka vendosur ta kundërshtojë nismën, pasi “në këtë mënyrë shfrytëzohen femrat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›