E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lind “PET AIRWAYS”,kompania ajrore për kafshët

 

Revolucion i ri për qentë dhe macet amerikane, një eksperiencë e klasit të parë edhe për kafshët shtëpiake, që më në fund mund të udhëtojnë pa pronarët e tyre. Ka lindur “Pet Airways”, kompania  e parë ajrore ku kafshët mund të udhëtojnë në kabina normale me hostes dhe stjuardesa që iu shërbejnë. Fluturimi i parë u krye të martën nga aeroporti “Republic” në Farmingdale, Nju Jork. Si fillim kompania do t’iu ofrojë udhëtim në pesë qytete të shteteve të bashkuara kafshëve (Nju Jork, Los Anxhelos, Çikago, Denver dhe Uashington) por nuk përjashtohet, për shkak të kërkesave të mëdha, që në të ardhmen të zmadhohet territori i fluturimit. Çmimet e biletave për pasagjerët me katër këmbë variojnë sipas destinacionit, nga 149 dollarë në 299. Kompania ofron edhe prenotime online në adresën www.petsairways.com. Në aeroport, sapo të kalojnë "check in"-in qentë dhe macet do të priten në një dhomë ndërsa bëhen gati për imbarkimin. Një sallë pritjesh do të jetë e përgatitur për ta menjëherë sapo të mbërrijnë në aeroportin tjetër, ku do të presin pronarët e tyre të vijnë t'i marrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›