Kërkimet e fundit në skulpturë
Tanimë është kthyer në një “strehëz” për artistët e rinj. Një ekspozitë skulpture është hapur në ambientet e “Galerisë së vogël” në Tiranë. Pjesëmarrësit në të nuk janë artistë me emër, por tentojnë të jenë në një të ardhme. “Në kërkim të skulpturës së re”, titullohet ekspozita, e cila është një takim mes artistësh të rinj, të cilët paraqesin krijimet e tyre në një hapësirë të përbashkët. Joland Bica, Anisa Shtëpani, Benard Gjoka, Enea Kurti, Dorina Sula, Evis Harlicaj, Zharjon Gjeçka, Aldo Radostani, Gentjan Gegolli, Eduart Karaj, Ardit Beli dhe Gani Çekrezi janë artistët e përzgjedhur nga kuratori Gentjan Tabaku për të prezantuar tendencat bashkëkohore në skulpturë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 korrik.