De Rosi: Në Itali vetëm Roma
Daniele De Rosi flet në lidhje me të ardhmen dhe problemin e dhunës në konferencë për shtyp nga vendi ku Italia po zhvillon fazën përgatitore. “Futbolli italian është peng i tifozëve? Jo, është peng i televizioneve, i sponsorëve, sigurisht edhe i ultrasve, por ata janë një pjesë pozitive e futbollit. Teserat e tifozëve? Nuk janë favorizuese. Nuk më pëlqen kjo lloj mënyre organizmi e tyre. Atëherë do të duhej të bëjmë edhe teserën e policëve. Kush shkon në stadium për t’u therur me thika nuk është mirë nga trutë, ashtu sikurse një polic që merr me grushte një djalosh mbi motor”. Më pas komenton edhe në lidhjen me të ardhmen. “Dua të bëj një Botëror të madh, në nivel individual dhe si skuadër. Merkato? Tani nuk më intereson. Megjithatë, klubi ka thënë disa herë që do qëndroj te Roma. Dhe më kënaq lidhja me tifozët. Në Itali nuk do të luaj kurrë për asnjë skuadër tjetër. Reali i Madridit? Nëse Roma do të vendosë për motive ekonomike të më lërë të iki, unë mund edhe të largohem. Nëse do të kisha disa oferta, sigurisht Realit nuk i them dot jo”.
#