E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi mes Real Madridit dhe Mançester Junajtit

Merkato

Murinjo dëshiron me patjetër Daniele De Rosin për Real Madridin e tij të ri, por mesfushori i Romës është edhe në objektivat e Sër Aleks Ferguson. Verdhekuqtë vështirë se mund të refuzojnë një ofertë 50 milionë euroshe. Situata ekonomike e klubit verdhekuq është e qartë për të gjithë. Për këtë, vështirë që Rosela Sensi të mund t’i lejojë vetes luksin të refuzojë një ofertë të majme, duke marrë në konsideratë edhe borxhet që ka klubi. Sakrifica e madhe mund të jetë Daniele De Rosi, i vetmi lojtar i grupit i pëlqyer në arenën ndërkombëtare dhe mbi të gjitha për të sjellë një shumë të madhe në arkat e klubit roman. Reali ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe një kontratë faraonike për mesfushorin. Por pengesë për Murinjon do të jetë konkurrenca me Mançester Junajtidin. Sër Aleks Ferguson po e kërkon De Rosin për të zëvendësuar Hargirvs dhe Skolls.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›