Murinjo do të marrë Kielinin nga Juventusi
Murinjo e di mirë që për të rikthyer Realin e Madridit në majën e futbollit europian ka nevojë për një mbrojtës të madh. Prandaj ka vendosur të insistojë fort për një nga më të mirët. është pikërisht Xhorxhio Kielini. “Special One” ka ndërmend ta marrë në Madrid mbrojtësin bardhezi të Italisë. Nuk do të jetë e lehtë, sigurisht, por do të provojë me të gjitha forcat. Këtë e ka komunikuar Florentino Perez. “Dua Kielinin”. Dhe zakonisht presidenti Florentino Perez i kënaq trajnerët e tij duke bërë edhe çmenduri financiare. Kujtoni vitin e kaluar Kristiano Ronaldon, kur dukej se nuk do të lëvizte nga Mançesteri? Për të mos folur për milanistin Kaka. Të gjithë lojtarë të mëdhenj, që bëjnë diferencën në sulm, ndërsa prapa ish-galaktikët nuk janë të pakalueshëm. Prandaj Murinjo ëndërron një dyshe qendrore të formuar nga Pepe dhe Kielini, i cili duhet të merret nga Juventusi.
#