Theret me thikë hendbollisti i Drenicës
Hendbollisti i ekipit të Drenicës, 17-vjeçari Shpëtim Mehmeti, ka përjetuar një tmerr të enjten mbrëma në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Mehmeti është rrahur dhe therur me thikë katër herë në shpinë. Rasti ka ndodhur para Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve, menjëherë pas ndeshjes së kadetëve midis Drenicës dhe Prishtinës, në të cilën ka fituar ekipi i prishtinasve. Trajneri i Drenicës, çerkin Morina, i cili e shoqëroi Mehmetin në spital për të marrë ndihmën mjekësore pas plagëve, thotë se lojtari i tij është rrahur e therur me thikë nga hendbollistët e rinj të Prishtinës. Mirëpo, Morina ende nuk i di arsyet si ka ardhur deri te therja e Mehmetit. “Falë i ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe ndihmës së mjekëve, Shpëtimi i ka shpëtuar më së keqes. E kemi dërguar në spital, ku është qepur nga plagët e marra, ndërsa policia ka marrë në pyetje lojtarët e Prishtinës”, theksoi Morina.
#