E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet europiane shans i humbur per Werder Bremen

Werder Bremen ka shpërdoruar mundësinë më të mirë për të barazuar Bajernin e Mynihut në krye të kampionatit gjerman, pasi skuadra e drejtuar nga Tomas Schaf u mund 3-2 në fushën e Hanover. Heroi i vendasve është Abdellaoue, i cili vendosi firmën e tij në tre golat e fitores për Hanover, ndërsa Arnautovic dhe Klaudio Pizarro vetëm sa do të zvogëlonin humbjen e ëerder Bremen. 

Pas kësaj ndalese, formacioni i Schaf ruan vendin e dytë në Bundesligë me tre pikë më pak se Bajerni i Mynihut, që në ndeshjen e tij nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e Hoffenhaim. Kthehet te fitorja Schalke, e cila mundi 2-1 Hamburgun në tranfertë. Dy gola të hollandezit  Klaas-Jan Huntelaar i kanë dhuruar tri pikët e para trajnerit Hub Stevens, që ka njisur në mënyrë më të mirë aventurën e tij në pankinën e Schalke.

Në kampionatin francez, Paris SG është ngjitur në krye të klasifikimit, pas fitores së pastër 2-0 kundër rivalëve të Olimpikut të Lionit. Golat në pjesën e dytë të Pstores dhe Jallet i kanë dhuruar skuadrës pariziene vendin e parë në klasifikim me 20 pikë, tre më shumë se ndjekësit më të afërt të Motpellier.

Java e tetë e kampionatit hollandez i ka buzëqeshur vetëm PSV Eindhoven që pasi mundi në tranfertë 2-0 NEC është ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Formacioni nga Eindhoven ka përfituar edhe nga ndalesa e rivalëve si Ajaks apo Twente që e kanë mbyllur me humbje këtë javë të Eredivisie.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›