E Diel, 1 Nëntor 2026

Baton Haxhiu detyrohet t’i paguajë Hagës 12 mijë euro

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 20:23

Tribunali i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi e ka urdhëruar Baton Haxhiun - drejtor në Klan Kosova, që të paguajë 12.122 euro, si shpenzime për gjykatën gjatë kohës së paraqitjes së tij atje.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Haxhiu nuk i ka mbuluar shpenzimet që lidheshin me përfaqësimin e tij ligjor në Hagë.

Haxhiu detyrohet të paguajë 12 mijë eurot brenda 30 ditësh dhe mund ta bëjë në dy pjesë nëse dëshiron.

Gazetari Haxhiu ishte dënuar në vitin 2008 nga Tribunali i Hagës, në vlerë prej 7000 eurosh, pasi kishte botuar në një gazetë emrin e një dëshmitari të mbrojtur në rastin Haradinaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›