Neymar i barabartë me Messin dhe Ronaldon

Ish mesfushori i Barcelonës, Deco ka lavdëruar sensacionin brazilian Neymar duke e konsideruar në nivel me yjet kryesore të futbollit evropian, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Deco, tani anëtar i Fluminenses luan në të njëjtën ligë me Neymarin, i cili tashmë një kohë të gjatë është spekuluar me transferim në Barcelonë dhe Real Madrid. Kurse, sa i përket Decos ai mendon se Neymar sa i përket kualitetit është i barabartë me Messin dhe Ronaldon.
“Mendoj se Cristiano është i mirë aq sa Messi, ata të dy janë fenomen të futbollit, por në mënyra të ndryshme. Ata janë larg futbollistët më të mirë në botë. Por, ajo që është duke bërë Neymar është e mahnitshme, dhe është në të njëjtën kategori me Messin dhe Cristianon”, deklaroi Deco për mediet spanjolle.