E Diel, 1 Nëntor 2026

De Vekis Kamza mund te fitoje ndaj Bylisit

Ndeshja e radhës është si një finale. Për Kamzën, përballja në fushën e saj ndaj Bylisit është një takim që duhet fituar patjetër, ndërsa renditja në pjesën e poshtme të tabelës së Superligës, është bërë shumë e komplikuar. Trajneri De Vekis nuk shqetësohet nga dy humbjet radhazi.
“Ne kemi gabuar vetëm në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku humbëm thellë. Përsa i përket ndeshjes së kupës ndaj Tiranës, ajo ishte më shumë si një stërvitje e mirë për të kuptuar se ku jemi, pasi synimi ynë mbetet kampionati, jo kupa” thotë De Vekis
Besimi i italianit është i madh, me kusht që ekipi i tij të luajë mirë.
“Ndaj Bylisit është si një finale, një ndeshje të cilën duhet ta fitojmë. E dimë se Bylis është një ekip shumë i mirë, por unë kam besim se, nëse do të luajmë si ndaj Flamurtarit, apo si ndaj Tiranës në kupë, 3 pikët do të jenë tonat. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë”.
Mauro De Vekis ka disa lojtarë në dyshim, si Tafaj, Belçev, Pema e Manuka, por gjithsesi për trajnerin italian skuadra e tij mund t’ia dalë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›