Presidenti Uillson refuzoi ndryshimin e Memorandumit për ndarjen e Shqipërisë
Vijon nga numri i kaluar
UASHINGTON – Më 10 shkurt ishte dërguar tek përfaqësuesit e Britanisë dhe Francës në Paris një kërkesë e bërë nga presidenti Uillson, teksti i së cilës është si vijon:
“Presidenti ka marrë në konsideratë në mënyrë të kujdesshme telegramin e përbashkët, të dërguar në adresë të qeverisë së tij nga kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe, që është komunikuar përmes ambasadorit amerikan në Paris në lidhje me bisedimet për çështjen e Adriatikut. Presidenti thekson me kënaqësi se qeveritë e Francës, Britanisë dhe Japonisë nuk kishin synuar asnjëherë të realizonin një zgjidhe përfundimtare të kësaj çështje pa u konsultuar me Qeverinë Amerikane. Presidenti ishte veçanërisht i gëzuar të marrë këtë siguri, siç ishte marrëveshja mes Zotin Clemenceau dhe Zotin Llojd Xhorxh me zotin Niti. Ata kanë rënë dakord për një zgjidhe të çështjes së Adriatikut, e cila përfshin rezervat e mëparshme, të hedhura poshtë nga qeveria amerikane, dhe kishin kërkuar që përfaqësuesit jugosllavë të pranonin këtë zgjidhje; megjithë dëshpërimin që ekzistonte rreth Marrëveshjes së Londrës, e cila i detyroi ata të mos pranojnë këtë rast. Presidenti është i gëzuar të pohojë se kolegët e kësaj qeverie nuk mund të pranojnë të pengojnë atë në domosdoshmërinë e refuzimit të mbështetjes rreth një zgjidhje, e cila, në një farë mënyre, nuk mund të arrihet një marrëveshje prej dy palëve të përfshira në debat, por e cila, në fakt, nuk mund të ketë ndonjë meritë të madhe, nëse njëra palë është e detyruar të pranojë padrejtësi të mëdha nga kërcënime e fatkeqësi akoma më të mëdha në mospranimin e kushteve.
Presidenti ndan plotësisht pikëpamjen me qeveritë franceze dhe britanike se e ardhmja e botës varet tërësisht në zgjidhjen e drejtë të çështjes, por nuk mund të besojë se një zgjidhje që përfshin kushtet, e cila, tashmë ka marrë dënimin e merituar të qeverive franceze dhe britanike, mundet që në njëfarë sensi të konsiderohet e drejtë. Gjithashtu, edhe nëse ai ndan mendimin e qeverive franceze dhe britanike që propozimet e përfshira në Memorandumin e tyre, të shpërndara tek përfaqësuesit jugosllavë, më 14 janar, lënë pa prekur veçanërisht çdo pikë të rëndësishme të Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit të vitit 1919, të përgatitur nga qeveritë e Francës, Britanisë dhe Amerikës, dhe që vetëm dy detaje pësojnë alternime, të cilat janë në avantazh pozitiv të Jugosllavisë. Në kundërshtim, presidenti është i mendimit se propozimi i 9 dhjetorit ka qenë thellësisht i ndryshuar, ku përfitojnë në mënyrë të papërshtatshme objektivat italiane, duke fyer rëndë popullin jugosllav dhe që rrezikojnë paqen e botës. Opinioni se shumë përparësi pozitive i ishin pranuar Italisë, mund të duket se doli nga fakti që qeveria italiane refuzoi propozimin e 9 dhjetorit dhe pranoi atë të 14 janarit.
“Memorandumi i 9 dhjetorit hodhi poshtë planin e lidhjes së Fiumes me Italinë përmes një rripi të ngushtë të territorit bregdetar; si krejtësisht të parealizueshëm në praktikë dhe si përfshirje e pazakontë ngatërresash; si në lidhje me kontrollin doganor, shërbimet e rojave bregdetare, dhe çështjeve që kanë të bëjnë brenda territorit, të tilla, si konfigurimi i pazakontë i tij. Qeveritë e Francës dhe Britanisë, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, shprehin mendimin se plani duket se ecën në drejtim të njëjtë me çdo konstatim gjeografik, ekonomik dhe përshtatshmëri territoriale.
Qeveria amerikane thekson se ky aneksim i territorit jugosllav nga Italia është i pranuar sërish në memorandumin e 14 janarit.
Aneksimi hidhet poshtë
Memorandumi i 9 dhjetorit hodhi poshtë kërkesën e Italisë për aneksimin e gjithë territorit të Istrias mbi një bazë të qëndrueshme, ku asnjëra nga konsideratat strategjike dhe ekonomike nuk mund të justifikojnë një aneksim të tillë, dhe, që atje, nuk mbetet asgjë në mbrojtje të ofertës italiane për më shumë territor, padyshim në dëm të Jugosllavisë. Më pas, qeveritë e Francës dhe Britanisë shprehën aprovimin e tyre të përzemërt për mënyrën me të cilën presidenti ka atakuar çdo kërkesë për përvetësimin në territoret italiane, të banuara nga popullsi jo italianë, dhe nuk ishte në favor të ndarjes së saj. Ai iu bashkua mendimit se nuk është as e përshtatshme të aneksohet dhe as plaçkë e territoreve të banuara nga një racë alienësh. Tashmë kjo padrejtësi dhe aneksim i paqëllimtë i gjithë Istrias është siguruar për të (Italinë) në memorandumin e 14 Janarit.
Memorandumi i 9 dhjetorit synon përfshirjen e plotë të çdo lloji sovraniteti të Italisë mbi Fiumen. Qeveria amerikane nuk mund të mënjanojë përfundimin që Memorandumi i 14 janarit hap rrugën për kontrollin italian të çështjeve të jashtme ndaj Fiumes; për këtë, përfshirja e masave të sovranitetit italian dhe ndërhyrja italiane në të, vetëm në portin e përdorshëm të popullit fqinj; dhe zotërimin e lidhjes me zgjatimin e territorit italiane, tek hyrja e Fiumes, shtron rrugën për aneksimin e mundshëm në të ardhmen të portit nga Italia, në kundërshtim me kushtet detyruese për paanësi dhe drejtësi.
“Memorandumi i 9 dhjetorit lejon mbrojtjen e duhur të lidhjes hekurudhore jetike të veriut të Fiumes me pjesën e brendshme të vendit. Memorandumi i 9 Janarit i krijon Italisë mbizotërimin e pozicioneve ushtarake; si rrjetin hekurudhor dhe një numër pikat të tjera të rëndësishme.
Memorandumi i 9 dhjetorit ruan në një masë të madhe të bashkuar shtetin shqiptar, por që ai i 14 janarit e ndan pjesë-pjesë popullin shqiptar, mes tre fuqive të ndryshme aleate, paçka se ata kanë protestuar për një gjë të tillë.
Këto dhe të tjera dispozita të Memorandumit të 14 Janarit u negociuan pa dijeninë apo aprovimin e qeverisë amerikane; ndryshuan të tërë pamjen e zgjidhjes së çështjes së Adriatikut dhe në sytë e kësaj qeverive, ai ishte shndërruar në një formë të papërshtatshme dhe robëronte shtete, pa vendosur drejtësinë. Kjo është thelbësore, për këtë qeveri që të bashkëpunojë në ruajtjen e kushteve të saja. Fakti që përfaqësuesit jugosllavë mund të ndihen të detyruar të pranojnë në sy alternativën e Marrëveshjes së Londrës; një zgjidhje kjo e cila dukej nga kjo qeveri e pandershme në parimet e saj dhe e pazbatueshme në praktikë; nuk mundet që ndonjë ndryshëm i pranuar të bindë këtë qeveri që ajo nuk mund të japë asaj aprovimin për zgjidhje. Dy kushtet e mëparshme të saja dhe në metodat e saja përmbajnë një refuzim pozitiv të parimeve, për të cilat Amerika hyri në luftë.
Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
“The New York Times” vazhdon publikimin e mesazheve mes krerëve të Fuqive të Mëdha në vitin 1919-20
Italia, e gatshme të pranojë ndryshimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara për çështjen e Adriatikut
Rikthehen negociatat mes presidenti Uillson dhe kryeministrave të Francës dhe Britanisë së Madhe
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
28 Korrik 2008