E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat në Itali mbi ligjin e ri të Berluskonit

 

Në Senatin italian ka mbërritur ligji i diskutueshëm i Berluskonit, i cili kërkon reformën e procesit të shkurtër. Opozita është revoltuar dhe e ka cilësuar si antikushtetues edhe këtë ligj, i cili sipas tyre është krijuar për të ‘shpëtuar’ kryeministrin nga proceset. Ligji është mbështetur nga të gjithë aleatët e Berluskonit. I përbërë nga tre nene, ligji parashikon zgjidhjen e procesit të gradës së parë për krime “inferiore nga maksimumi i dhjetë viteve burgim” nëse kalohen dy vite, duke nisur nga fillimi i procesit gjyqësor, pa u marrë vendimi. Ministri i Drejtësisë në Itali, Angelino Alfano ka shprehur kënaqësi për formulimin e këtij ligji. “Bashkohem me reformën që shkon drejt përshpejtimit të proceseve”, tha ai. Por jashtë pozitës, mendohet se ligji nuk është formuluar vetëm për të ‘prerë’ proceset e Berluskonit, por edhe të shumë miqve të tij. Shtypi ndërkombëtar po merret sërish me çështjen e Silvio Berluskonit, duke komentuar iniciativat e kryeministrit italian për të nisur një reformë të shpejtë të drejtësisë që, pas anulimit të ligjit të imunitetit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar, mund t’i japë fund procesit kundër tij që duket si një kërcënimi i ri për të horizont. “Berluskoni hap rrugën për reformën juridike”, titullon artikullin “Financial Times”, ku referon për “marrëveshjen” e arritur të martën nga kreu i qeverisë menjë “aleat kyç”, presidentin e Dhomës dhe numrin dy të del Pdl-së, Gianfranco Fini, për një reformë të sistemit gjyqësor që “liderët e opozitës mendojnë se i drejtohet kryesisht përfundimit të dy proceseve kundër tij”.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›