E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, jep gjak për talasemikët

 

Nuk bëhet fjalë për asnjë ofertë të re apo aktivitet, siç jemi mësuar ta shohim shpesh kompaninë celulare. Këtë herë Vodafone ka vendosur të shpëtojë jetë. Dje 63 punonjës të Kompanisë Vodafone Albania u mblodhën në ambientet e Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak, duke pasur si synim shpëtimin e jetëve të atyre që kanë nevojë për të dhe më saktë për ata që vuajnë prej sëmundjeve të gjakut. Punonjësit e Vodafone, pjesëmarrës për të pestën herë në një fushatë të dhurimit të gjakut, provuan edhe një herë përkushtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të përhapur mesazhin e rëndësishëm të dhurimit të gjakut. Ata kanë theksuar kështu me anë të dhurimit, solidarizimin se vetëm 15 minuta nga koha e secilit mund të shpëtojë një jetë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›