Integrimi i emigrantëve, kusht për vizat
Migracioni dhe menaxhimi i tij si objektiv prioritar drejt procesit të integrimit evropian të Shqipërisë ka mbledhur dje Komitetit Teknik për Migrimin. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka dëgjuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Migrimin, të cilat kanë raportuar rreth punës së bërë për zbatimin e masave konkrete të parashikuara nga këto dy dokumente të rëndësishme. “Ngritja e Komitetit është një hap i rëndësishëm që tregon rritjen e vëmendjes së Qeverisë për migrantët dhe migrimin, si dhe shtimin e përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të migracionit, si një objektiv prioritar i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”, tha Ksera.