Renditja e Forbes: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit
67 krerë shtetesh, kriminelë, financierë dhe filantropistë janë renditur nga revista Forbes si njerëzit më të fuqishëm që drejtojnë botën. Fuqia ka përfshirë të gjithë sferat e jetës, por domethënia e saj është e ndryshueshme. Në fund të fundit, një president shteti ka njëlloj tjetër fuqie nga ajo e një figure fetare. Apo një gazetar dhe një terrorist nuk mund të krahasohen për fuqi, edhe pse të dy mund të jenë të fuqishëm. Në ndërtimin e renditjes së parë të njerëzve më të fuqishëm të botës, revista Forbes e ka kategorizuar fuqinë në katër dimensione. E para, nëse një person ka influencën e shumë njerëzve të tjerë. Për shembull, Papa Benedikti XVI renditet i 11-ti nga Forbes, është lideri shpirtëror i më shumë se një miliardë njerëzve apo rreth një të gjashtën e popullsisë së botës, ndërsa Presidenti i Ual-Mart, Mike Duke (njeri i lajmeve), që renditet i 8-ti, është punëdhënësi më i madh i sektorit privat të Shteteve të Bashkuara. Më pas, Forbes ka marrë si bazë burimet financiare të kontrolluara nga këta individë. Për krerët e shteteve është përdorur si matëse GDP-ja, ndërsa për presidentët e kompanive renditja në kapitalizmin e tregut, përfitimet, asetet dhe të ardhurat sipas paraqitjes në renditjet vjetore të Forbes që nga viti 2000 për kompanitë më të mëdha. Në disa raste, si kryeredaktori ekzekutiv i “New York Times”, Bill Keller (Nr. 51), Forbes ka gjykuar burimet në dispozicionin e tij krahasuar me të tjerë në këtë industri. Për miliarderët, si Bill Gates (Nr. 10), faktor ishte pasuria neto. Kategoria e tretë ishte nëse ata njerëz janë të fuqishëm në shumë sfera. Ka vetëm 67 emra, një për çdo 100 milionë njerëz në planet, kështu të jesh i fuqishëm vetëm në një sferë nuk është vlerësuar si garanci e mjaftueshme. Për shembull, kryeministri italian, Silvio Berluskoni (Nr. 12) është politikan, monopolist mediash dhe pronar i klubit të fuqishëm të futbollit, A.C. Milan, apo Oprah Winfrey (Nr. 45) mund të promovojë një best-seller dhe një President amerikan. Kategoria e fundit ishte se sa aktivë ishin ata në përdorimin e fuqisë së tyre. Ingvar Kamprad, sipërmarrësi i fuqishëm 83-vjeçar i Ikea-s dhe njeriu më i pasur në Evropë, ishte kandidat për listën, por u përjashtua sepse ai nuk e ushtron fuqinë e tij. Nga ana tjetër, autokrati rus, Vladimir Putin (Nr. 3) ka fituar pikë sepse ai, sipas Forbes, e tregon fuqinë e tij duke pushtuar vende fqinje dhe duke ndërprerë periodikisht gazin rus në Evropën Perëndimore. Për të llogaritur renditjen përfundimtare, pesë editorë të lartë të Forbes i renditën të gjithë kandidatët në katër dimensione fuqie. Presidenti Obama u rendit i pari unanimisht, për shkak të një sërë sferash fuqie.
Më të fuqishmit
1. Barack Obama
2. Hu Jintao
3. Vladimir Putin
4. Ben S. Bernanke
5. Sergey Brin and Larry Page
6. Carlos Slim Helu
7. Rupert Murdoch
8.Michael T. Duke
9.Abdullah Abdul Aziz al Saud
10. William Gates III
11. Pope Benedict XVI
12. Silvio Berlusconi
13. Jeffery R. Immelt
14. Warren Buffett
15. Angela Merkel
16. Laurence D. Fink
17. Hillary Clinton
18. Lloyd C. Blankfein
19. Li Changchun
20. Michael Bloomberg
21. Timothy Geithner
22. Rex W. Tillerson
23. Li Ka-shing
24. Kim Jong Il
25. Jean-Claude Trichet
26. Masaaki Shirakawa
27. Sheikh Ahmed bin Zayed al Nahyan
28. Akio Toyoda
29. Gordon Brown
30. James S. Dimon
31. Bill Clinton
32. William H. Gross
33. Luiz Inacio Lula da Silva
34. Lou Jiwei
35. Yukio Hatoyama
36. Manmohan Singh
37. Osama bin Laden
38. Syed Yousaf Raza Gilani
39. Tenzin Gyatso
40. Ali Hoseini-Khamenei
41. Joaquin Guzman
42. Igor Sechin
43. Dmitry Medvedev
44. Mukesh Ambani
45. Oprah Winfrey
46. Benjamin Netanyahu
47. Dominique Strauss-Kahn
48. Zhou Xiaochuan
49. John Roberts Jr.
50. Dawood Ibrahim Kaskar
51. William Keller
52. Bernard Arnault
53. Joseph S. Blatter
54.Wadah Khanfar
55. Lakshmi Mittal
56. Nicolas Sarkozy
57. Steve Jobs
58. Fujio Mitarai
59. Ratan Tata
60. Jacques Rogge
61. Li Rongrong
62. Blairo Maggi
63. Robert B. Zoellick
64. Antonio Guterres
65. Mark John Thompson
66. Klaus Schwab
67. Hugo Chavez