Debat në KQZ, pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale
TIRANË-Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
Por, ndërsa ka nisur mbledhja, përfaqësia e PS në KQZ, si anëtarët dhe juristët kanë kërkuar të mbajnë nga një fjalë, gjë që është ndaluar nga kryetari, Ristani.
Nënkryetarja e KQZ, dëshira Subashi theksoi se nuk mund t’u mohohet fjala përfaqësuesve të një partie të madhe opozitare, sidomos kur bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve.
Genc Gjoncaj, jurist i PS në KQZ theksoi se nuk njeh Ristanin si kryetar të KQZ.
Kreu i KQZ theksoi se pozicioni i tij si drejtues është i padiskutueshëm.
Mbledhja vijoi me debate mes të gjithë anëtarëve.
PS kërkoi sot që para se të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, anëtarët socialistë të KQZ duhet të njihen me aktin nromativ përfundmtar të tabelës përmbledhëse.
Kjo është kundërshtuar nga pjesa tjetër e anëtarëve të KQZ, të cilët u shprehën se kjo kërkesë nuk ka kuptim.
Pas debatave të shumta, Ristani vendosi një pushim të shkurtër të mbledhjes.
Pritet që sot KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e këij viti.
Në përfundim të shqyrtimeve administrative në KQZ, disa prej vendimeve të Komisionit u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor.
Pas marrjes së gjithë të dhënave zyrtare nga KZAZ-të dhe vendimet përfundimtare gjyqësore, Komisioni Qendror Zgjedhor disponon rezultatin e zgjedhjeve për kandidatët për kryetar dhe për këshillat për çdo zonë zgjedhore Bashki, Komunë, Njësi Bashkiake.
(d.b/BalkanWeb)